Sale!

Bel Canto

1,000L 0L

Titulli: Bel Canto
Gjinia: Roman
Autori: Ann Patchet
Shqipëroi: Pirro Dollani
Shtëpia botuese: Ombra – GVG
Viti: 2009
Fq. 450
ISBN: 978-99956-38-76-4

Categories: , Tags: , Product ID: 1728

Description

Ann Patchet ka shkruar një roman me nota të thella lirike e që të shoqëron gjatë në kujtesë. Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit.

Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës. Bel Canto i Ann Patchet është nga romanet më të vlerësuara nga kritika letrare bë Amerikë dhe në tridhjetë gjuhë të tjera të botës ku është përkthyer, për stilin, mesazhin dhe vlerat letrare…

Bel Canto është një nga veprat e jashtëzakonshme të njërës prej shkrimtareve të rëndësishme bashkëkohore. Bel Canto është vepër e shkrimtares bashkëkohore amerikane Ann Patchet dhe është libri i katërt i saj. Romani i vendos ngjarjet në Amerikën e Jugut. Është historia e marrëdhënieve mes një grupi terroristësh dhe të shtatëdhjetë e dy pengjeve, të ftuar në rezidencën e ambasadës japoneze dhe mbahen peng brenda oborrit të saj.

Rocsanna Coss, soprano, yll i operas amerikane është njëra nga pengjet. Tingujt hyjnorë të vokalit të saj ndërtojnë një nga linjat e mrekullueshme të veprës dhe që shërbejnë si ura e vetme e komunikimit dhe e shpresës mes dy botëve armiqësore brenda kësaj rezidence.Ky roman në Amerikë është fitues i çmimeve Pen/ Faulkner e Orange dhe gjithashtu ishte finalist për Çmimin e Madh Kombëtar të Kritikës Amerikane.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMBRA GVG

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.