Sale!

Procesi, Franz Kafka

800L 0L

Autori: Franz Kafka

Botuesi: BOTA SHQIPTARE

Numri i faqeve: 256

 

Kategoria: , Tags: , , Product ID: 2593

Pershkrimi

Procesi është romani më i njohur i Kafkës, i botuar në Berlin në vitin 1926, dy vjet pas vdekjes së shkrimtarit.

Maks Brod, një miku i tij që përgatiti librin për botim, ka thënë: “Kur mora dorëshkrimin e “Procesit” e lexova me një frymë. Nuk kishte titull, por Kafka kështu e quante sa herë binte fjala për të. Këtë libër vetë Kafka e quante të papërfunduar, pavarësisht se e kishte kreun e fundit. Ai mendonte se duhej të shtonte disa anë të tjera të atij procesi misterioz. Por megjithatë, po mos ta dija se Kafka ka pasur ndërmend ta vijonte punën me këtë roman, nuk do të gjeja asnjë mangësi në të.”

 

Romani përmban dhjete krerë. Në secilin prej tyre ka një histori dhe ngjarje të veçantë, që duke u ndërthurur krijojnë përmbajtjen e gjithë romanit.

 

Romani tregon për një nëpunës banke nga një qytet i panjohur, të cilin një mëngjes e arrestojnë dy policë, pa ndonjë arsye, për një krim që nuk i tregohet as atij dhe as lexuesit. Meqë ndaj tij nuk ka një akuzë të përcaktuar, procesi i tij mbetet pezull. Gjatë kësaj kohe njihet me mjegullsinë e gjykatave, absurdin, hierarkinë e posteve jo  vetëm në gjykatë, por edhe në jetën e mirëfilltë. Atëherë ai imagjinon marifete nga më të dëshpëruarat, që zbulojnë para tij ingranazhe të pakuptueshme dhe mbytëse. Duke mos ditur kujt t’i besojë dhe ku të kapet, ai ulet vetë të përpilojë mbrojtjen, ku kërkon falje për çdo gjë që ka bërë, duke firmosur kështu aktin e fajësisë dhe dënimin e vet.

Në kapitullin e fundit atë e vrasin dy policët që e patën arrestuar në fillim të librit. Pa proces, ose më saktë para se procesi të përfundonte, Josef K.-në e vrasin “si një qen” dhe me këto fjalë, me të cilat personazhi përcakton veten, mbyllet libri.

1 vleresim per Procesi, Franz Kafka

  1. ?

Shto nje Vleresim

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo