Persepolis

1,200L

Titulli: Persepolis
Gjinia: Roman me karikatura
Autori: Marjane Satrapi
Shqipëroi: Edmond Tupja, Mirela Kumbaro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 352
ISBN: 978-9928-175-32-8

Categories: , Tag: Product ID: 1746

Description

Një nga librat e përzgjedhur të gazetës New York Times. “Comix – i më i mirë i vitit” sipas revistës Time. Bestseller i gazetave San Francisco Chronicle dhe Los Angeles Times. “Persepolis” paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.

Autorja – personazh arratiset dhe rikthehet përsëri në vendin e saj në një orvatje të vazhdueshme për të pohuar individualitetin e vet kundrejt absurdit konformist. “Persepolis” është historia e një rebelimi si dhe një kujtesë për dëmet e luftës dhe të shtypjes politike.

Kjo autobiografi mbresëlënëse ilustron falimentimin moral të dogmës politike dhe të ekstremizmit fetar, dëshmon zgjedhën e tyre vrastare, por edhe se si përqeshen ato nga rebelimet individuale të shpirtit dhe intelektit.

Komente mbi librin

“Një nga shembujt më të këndshëm të një zhanri postmodern në zhvillim e sipër: autobiografia nëpërmjet një libri me vizatime… “Persepolis” vallëzon me dramën dhe zgjuarsinë moskokëçarëse.”

The New York Times Book Review

“Persepolis”, kujtimet e një vajze që rritet në Iranin revolucionar, ofron një vështrim të veçantë mbi një mënyrë jetese pothuajse të panjohur dhe tërësisht të pakuptueshme. Që Satrapi zgjedh ta tregojë historinë e saj të mrekullueshme nëpërmjet një libri madhështor me vizatime, e bën atë tërësisht të veçantë dhe të domosdoshëm.”

Time

“Me një thjeshtësi të fuqishme, kjo vepër i bashkohet kujtimeve të tjera që përdorin vizatimet për ta kthyer të paimagjinueshmen në të zakonshme.”

Publishers Weekly

“Kujtime grafike të shkëlqyera dhe të pazakonta, të rrëfyera nga një zë i padjallëzuar e të shoqëruara me një sërë vizatimesh bardhezi që ilustrojnë në mënyrë dramatike se si një regjim represiv deformon jetët e zakonshme.”

Vogue

“Ka shumë mundësi që kur të arrini në faqen e fundit, do të jeni argëtuar aq shumë, sa të mos e kuptoni qysh në fillim sesa shumë keni mësuar prej këtij libri.”

Elle.com

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Pegi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Persepolis”

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo