Sale!

Perendia dorace

800L 0L

Titulli: Perëndia dorace
Gjinia: Roman
Autori: Josè Saramago
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2004
Fq. 456
ISBN: 978-99927-50-79-0

Categories: , Tags: , , Product ID: 2297

Description

“Perëndia dorace” është pa dyshim kryevepra e Josè Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit të Pen Klubit.”

Komente mbi autorin

“Josè Saramago, me parabolat e tij plot imagjinatë, ndjenjë dhe ironi, na jep edhe një mundësi tjetër për të kuptuar një realitet të pakapshëm.”

Akademia Suedeze e Çmimit Nobel

“Vetëm dashuria, dashuria njerëzore, mund të shpëtojë njeriun, të ndreqë në njëfarë mënyre të metën e universit. E tillë është bindja e thellë e autorit, e cila shpaloset gjatë tërë veprës së tij. Gruaja aty është përherë motori i veprimit dhe mbartësja e kuptimit.”

Jacques Fressard

Koment nga autori

“Dhe ja ku vjen ai burrë që humbi dorën e majtë në luftë dhe ajo grua që erdhi në këtë botë me fuqinë misterioze për të parë ç’fshihet përtej lëkurës së njeriut. Emri i tij është Baltazar Mateus, por ka nofkën “Shtatë Diejt”, ndërsa ajo grua quhet Blimunda dhe më pas i vunë nofkën “Shtatë Hënat”, sepse është shkruar se, aty ku ka një diell, ka edhe një hënë dhe se vetëm prania e përbashkët dhe harmonike e njërit dhe e tjetrit nëpërmjet dashurisë e bën të banueshme këtë tokë.

Dhe ja ku vjen një prift jezuit me emrin Bartolomeu, që ka shpikur një makinë për t’u ngjitur dhe për të fluturuar në qiell me kurrfarë karburanti tjetër përveç vullnetit njerëzor, vullnet që, siç thonë njerëzit, mund të bëjë gjithçka.”

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Dudaj

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Perendia dorace”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo