Sale!

Njeriu eshte nje fazan i madh mbi toke

800L 0L

Titulli: Njeriu është një fazan i madh mbi tokë
Gjinia: Roman
Autori: Herta Müller
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 176
ISBN: 978-99956-847-2-3

Categories: , Tags: , , Product ID: 2269

Description

Qëkur mullixhiu Windisch dëshiron të mërgojë, ai e sheh fundin ngado në fshat. Ndoshta nuk e ka gabim. Këngët janë të trishta, vdekja shihet në fund të tasave dhe secili duhet të bëjë kurvën për të jetuar dhe detyrimisht për të mërguar.

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Më vonë, ata do të rikthehen një ditë vere, për vizitë, të veshur me rroba që vishen në Perëndim, dhe me këpucë të cilat nuk bëjnë dhe aq për hullinë e fshatit të tyre, do të vijnë me sende nga Perëndimi, shenjë e arritjes së tyre shoqërore, dhe “mbi faqen e Windisch, një lot i qelqtë”.

Mbi autoren

Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat. Pas shkollës së mesme, Müller studion për letërsi gjermanike dhe rumune në universitetin e Timishoaras.

Më 1976 punon si përkthyese në një uzine mekanike, por pushohet nga puna pas tre vjetësh, pasojë e një mospranimi për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Librat e saj të parë censurohen nga regjimi i Çausheskut, deri në ndalimin e plotë për të mos botuar më në Rumani. Më 1987, mërgon në RFGJ, së bashku me të shoqin, shkrimtar. Që nga 1995, ajo është anëtare e “Akademisë gjermane për gjuhën dhe letërsinë”.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Tirana Times & AIIS

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.