Sale!

Ne udhe, Jack Kerouac

1,000L 0L

Titulli: Në udhë
Gjinia: Roman
Autori: Jack Kerouac
Shqipëroi: Zef Shala
Shtëpia botuese: OMSCA – 1
Viti: 2013
Fq. 384

Description

Fragment nga libri

Së bashku rrokulliseshin rrugëve të pandarë, duke shijuar gjithçka që u dilte përpara si në dalldi, siç dinin të bënin atëhere, e që më vonë u kthye në një ritual të zbrazët, të trishtë e pa asnjë shije. Por në ato kohëra ata ngjanin si dy valltarë që i merrnin rrugët shend e verë, ndërsa unë zvarritesha pas, siç kam bërë gjithë jetën, në ndjekje të njerëzve që më trazojnë shpirtin, sepse të vetmit njerëz të vërtetë për mua janë ata, të cilëve u zhuriten trutë prej zjarrit të shenjtë të çmëndurisë.

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s’i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave, e që veç kur ia marrin përpjetë në një shpërthim fishekzjarri prej merimangash mijërangjyrëshe që shpejtojnë të kapin qiellin, e në qendër një shkëndijim i fortë blu që përhapet, e të tjerët poshtë: Auuuu…

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMSCA-1

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.