Sale!

Nata e njemije e Nje neteve

600L 0L

Titulli: Nata e njëmijë e Një netëve
Gjinia: Tregime
Autori: Nagib Mahfuz
Shqipëroi: Hysen Sinani
Shtëpia botuese: Zenit
Viti: 2009
Fq. 256
ISBN: 978-99956-787-8-4

Description

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe “Një mijë e një net”.Shkrimtari egjiptian Nagib Mahfuz (1911-2006) i ka ringjallur të gjithë në një natë të vetme me romanin “Nata e Njëmijë e Një Netëve”, botuar për herë të parë më 1982 në gjuhën arabe.

Mbi autorin

Mahfuz është një nga shkrimtarët e parë bashkëkohorë të letërsisë arabe, i njohur për veprat “Trilogjia e Kajros” (1956-’57), “Fëmijët e Gebelawit”, “Hajduti dhe qentë”, “Miramar” dhe “Lypsari”.Ndërsa merrte çmimin më të madh që njeh letërsia, Mahfuz tha: “Unë jam bir i dy qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari, shtatë mijë vjeçar, është qytetërimi faraonik; i dyti, një mijë e katërqind vjeçar, është ai islamik.

Ishte fati im, zonja dhe zotërinj, të lindja në prehrin e këtyre qytetërimeve, dhe të thithja qumështin e tyre, të ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre.Më pas piva nektarin e kulturës tuaj të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj – si dhe ankthet e mia personale – fjalët rrodhën prej meje”.

Një përshkrim për muzat dhe frymën e letërsisë së tij që Mahfuz bëri mbrëmjen e Nobelit më 1988.Ai shpjegon se përkthimi i një vepre nga një gjuhë e dytë kërkon një përkthyes me përvojë. Edhe pse teksti letrar është më i lehtë nga origjinali, nuancat gjuhësore dhe stilistike të veprës, sipas Sinanit, janë më të vështira për t’u kapur pas përkthimit të parë.

Ja ku qëndron e vështira e përkthimit të Mahfuzit: “Subjektet e Lindjes, e traditës perse, arabe, janë figurativisht të vështirë.Gjuha ka vështirësitë e saj, në imazhet, në emërtimet e objekteve ekzotike, në emrat që duhen përshtatur. Duhen marrë parasysh si shqiptohen në gjuhën origjinale. Për këtë arsye është punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave në gjuhën arabe” shprehet përkthyesi.

Sinani është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet të mbajë kur një vepër përkthehet për herë të parë në shqipe. Është ky përkthim i parë që ngulit tek lexuesi karakteristikat, të veçantat dhe stilin e autorit.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ZENIT

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.