Sale!

Muri Zhan Pol Sarter

900L 0L

Titulli: Muri (kopertinë e trashë)
Gjinia: Novela
Autori: Zhan Pol Sartër
Shqipëroi: Ardian Marashi
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 224
ISBN: 84-9789-986-5

Categories: , Tags: , , Product ID: 2327

Description

Tregimi “Muri” i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

Te “Muri”, Sartri reflekton mbi të drejtën e njeriut që vepron me bindje dhe përpiqet t’i kundërvihet dhunës fizike, pasigurisë, konvencionit dhe vetmisë. Në një lojë tekstuale mes rrëfimit objektiv dhe monologut të brendshëm figurat e Sartrit shquhen me mendime të thella dhe me qartësi e përzemërsi humane.

“Muri” është një rrëfim me fjali filozofike mbi mundësinë e vogël të njeriut që të zhvillohet dhe të jetojë i lirë.

Fragment nga libri

Na rrasën në një goxha sallë të bardhë, ku unë picërroja sytë se më vriste drita. Mandej pashë një tryezë dhe pas tryezës katër biçimë, që po këqyrnin ca letra. Të burgosurit e tjerë i kishin grumbulluar në fund dhe, që të mbërrinin deri tek ata, na u desh t’i binim dhomës mespërmes.

Shumë prej tyre i njihja, ndërsa ca të tjerë duket se qenë të huaj. Para meje ishin dy biondinë me koka të rrumbullakta; ngjanin me njëri – tjetrin: francezë, mendova. Ai më i vogli bënte ç’bënte i ngrinte pantallonat që i vareshin: ishte diçka nervore. Kështu gati tri orë me radhë; ndihesha i këputur krejt dhe kokën e kisha bosh; po dhoma qe ngrohur për bukuri dhe kjo gjendje po më dukej thuajse e këndshme: qysh prej njëzet e katër orësh nuk na qenë ndarë dridhmat shtatit.

Gardianët i shpinin të burgosurit njëri pas tjetrit përpara tryezës. Atëherë ata biçimët i pyesnin për emrin dhe profesionin. Shpesh ata nuk e zgjasnin më shumë ose u tekej të bënin ndonjë pyetje tjetër: “Ke marrë pjesë në sabotimin e municioneve?” apo “Ku ndodheshe me datën nëntë në mëngjes dhe çfarë ke bërë?”.

Përgjigjeve as që ua vinin veshin fare ose, të paktën, ashtu dukej: heshtnin për një çast me shikimin të ngulur përpara dhe pastaj diçka shkruanin. Tomin e pyetën nëse ishte e vërtetë që ai bënte pjesë në Brigadën Internacionale. Tomi nuk kishte si të thoshte të kundërtën, për shkak të atyre letrave që ia kishin gjetur në xhepin e xhaketës.

Mbi autorin

Zhan Pol Sartër i lind më 21 qershor 1905 në Paris. Pas studimeve të filozofisë, ai ndërmorri disa udhëtime në Egjipt, Greqi dhe Itali. Në vitin 1934 qëndroi në Berlin si bursist i Institutit Francez, ku filloi të interesohej intensivisht për veprat e Niçes, Huserlit dhe Hajdegerit.

Vepra kryesore e tij konsiderohet “Ekzistenca dhe hiçi”, ku ai në kundërshtim me determinizmin e jetës kristiane shpall lirinë totale dhe përgjegjësinë totale të njeriut të lirë në botë, pa zot, pa mëshirë dhe pa pendim. Sartri është përfaqësuesi kryesor i ekzistencializmit ateist. Me idetë e tij, ai ka ushtruar ndikim sidomos tek të rinjtë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse marksist i bindur, Sartri e quajti krim agresionin sovjetik kundër Hungarisë në vitin 1956 dhe marshimin e shteteve anëtare të Paktit të Varshavës kundër Çekosllovakisë së atëhershme. Vdiq më 15 prill 1980 në moshën 74 vjeçare.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Koha Ditore

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Muri Zhan Pol Sarter”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo