Description
“Mosha e pafajësisë” është romani i 12-të i Edith Wharton, i botuar në 1920. Romani fitoi çmimin “Pulitzer” në 1921 dhe u konsiderua për një kohë të gjatë si “ndjesa” që shkrimtarja i kërkoi shoqërisë amerikane për librin e saj të mëparshëm “The House of Mirth”.
Historia e romanit “Mosha e pafajësisë” përqendrohet rreth jetës së një çifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor i mëparshëm, hyn në jetën e tyre. Lumturia e çiftit “të përkryer në sytë e të gjithëve” fillon të lëkundet.
Romani hedh një hije dyshimi mbi moralin dhe strukturën e shoqërisë së viteve të fundit të shekullit të 19-të në New York. Ai përmban një përshkrim të detajuar e të këndshëm të zakoneve të shoqërisë së lartë. Kjo gjuhë e dëlirë, së bashku me dramën sociale, përfituan për Wharton-in çmimin “Pulitzer”, i pari për një femër deri atëherë.
Titulli ironizon mirësjelljen e qelibartë të shoqërisë njujorkeze, të krahasuar me intrigat e saj të brendshme.
Reviews
There are no reviews yet.