Sale!

Malone vdes

800L 0L

Titulli: Malone vdes
Gjinia: Roman
Autori: Samuel Beckett
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 164
ISBN: 978-99956-847-4-7

Categories: , Tags: , , Product ID: 2265

Description

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.

Nga romani në roman, ky rreth shkon gjithnjë e duke u ngushtuar. Në një hapësirë shumë më të ngushtë se Molloy, ja pra Malone i mbërthyer në një dhomë të mbyllur, duke u dergjur pothuaj i palëvizshëm në shtrat, duke pritur vdekjen e afërt. E vetmja ecje e mundshme në dukje është ajo e vështrimit që ai hedh mbi sendet që e rrethojnë. Megjithatë, Malone zotëron një laps dhe  fletore: ai do të shkruajë.

Do të përshkruajë gjendjen e vet sipas një menyje, njëkohësisht të këndshme dhe tronditëse, por gjithashtu do të shtegtojë më në fund nga vetja drejt periferisë ku qëndron imagjinarja; ai do të mund të sajojë. “Të jetosh dhe të sajosh. […] të bësh për të jetuar, të jesh tjetri, tek unë, tek tjetri.” Që këtej, do të ketë vajtje-ardhje të papushueshme nga qendra në periferi, në këtë gjetkë ku marrin jetë personazhet karamboleske që ai krijon. “Dhe dalëngadalë hapësira ime uturoi, sërish. Ju do të thoni se kjo është në kokë, dhe vërtet që shpesh më duket se jam në një kokë, se këto tetë, jo, këto gjashtë faqe janë prej kocke masive, por që këtu e të thuash se kjo është koka ime, jo, këtë kurrë.”

Malone futet në këtë nzonë periferike ku herë duket se sajon vetveten, herë shndërrohet në njërin apo tjetrin prej personazxheve të sajuar. A është ende Malone apo do të ishte kthyer në Macmann? Kufinjtë turbullohen, caku ndërmjet shkrimtarit Malone dhe personazheve të tij zhduket, ashtu si dhe, në një mënyrë mjaft të hollë, caku ndërmjet shkrimtarit Samuel Beckett dhe Malones, personazhit të tij.

Malone vdes është vepra në të cilën, me një humor të skajshëm, me një mprehtësi dhe shqisë poetike të pafundme, Samuel Beckett shprehet në mënyrën më të shkoqur mbi aktin e të shkruarit dhe mbi marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet një shkrimtari, krijimit dhe krijesave të tij. Ky është romani i dytë i trilogjisë beckettiane ku përfshihen gjithashtu “Molloy ” dhe “L’Innommable (E paemërtueshmja)”.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Tirana Times & AIIS

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Malone vdes”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo