Sale!

Macja dhe miu

500L 0L

Titulli: Macja dhe miu
Gjinia: Novelë
Autori: Günter Grass
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Skanderbeg books
Viti: 2008
Fq. 140
ISBN: 978-9992-732-9-1

Categories: , Tags: , , Product ID: 2286

Description

“Macja dhe miu” është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Pjesa më e madhe e rrëfimit është e vendosur në anijen minakërkuese plake, vendi ku Malke dhe miqtë e tij takohen çdo verë dhe zhyten në thellësi për të nxjerrë prej andej gjithfarë mbetjesh lufte. Në një nga këto ditë Malke i vjedh Kryqin e Hekurt kapitenit të një anijeje, shkak ky për ta përjashtuar nga shkolla. Duke iu bashkuar një batalioni luftimi, Malke shpërblehet me të njëjtin kryq për shërbimet e tij në beteja.

I rikthyer sërish në të njëjtën shkollë, tashmë triumfator, drejtuesi i shkollës nuk ia lejon atij të mbajë një fjalim përpara nxënësve për shkak të asaj të shkuare të hidhur. Grass ka thyerje të shpeshta në libër dhe rrëfimtari flet herë në vetë të dytë, herë në vetë të tretë, enkas për të dhënë ambiguitetin e personazhit themelor të veprës, si edhe marrëdhënieve të tij me të tjerët.

Duke përfituar nga ky trishtim i radhës i Malkes, Pilenci e shtyn atë të zhytej sërish, pa qenë i sigurt nëse ai do të mund të mbijetojë. Dhe Pilenci nuk e pa më kurrë Malken. “Macja dhe miu” është një libër me stil, produkt i një pene mjeshtërore, që me një ftohtësi klinike analizon nën “maskën” e mataforës Gjermaninë e Luftës.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.