Lolita, Vladimir Nabokov

Rated 5.00 out of 5 based on 1 customer rating
(1 customer review)

1,000L

Titulli: Lolita
Gjinia: Roman
Autori: Vladimir Nabokov
Shqipëroi: Lili Bare
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2012
Fq. 360
ISBN: 978-99943-51-72-5

Categories: , , Product ID: 1739

Description

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai nis e lë mendtë.

Që të rrijë pranë nimfëzës së tij, Lolitës së tij të adhuruar, siç e quan, ai vendos të qëndrojë me çdo kusht në dhomën e ofruar, madje edhe martohet më vonë me të ëmën e vajzës, e cila një ditë do të zbulojë nga shënimet në ditarin e të shoqit se ai nuk është vetëm burri i saj, por edhe lakmitari i së bijës.

Ngjarjet do të precipitojnë shpejt dhe heroi ynë do ta gjejë veten një ditë të bukur njëherësh edhe njerku edhe dashnori i vajzes së re, status që do ta çojë në një spirale të tërë ngjarjesh dhe emocionesh. “Lolita” është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara.

Humberti do ta ndjekë përjetë Lolitën, duke e përligjur kërkimin e tij të ethshëm se: “Ishte një dashuri me shikim të parë, me shikim të fundit, me çdo shikim.” “Lolita” është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit dhe një ndër librat më të lexuar në botë.

 

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

1 review for Lolita, Vladimir Nabokov

There are no reviews yet.

Be the first to review “Lolita, Vladimir Nabokov”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo