Sale!

Kronikat e Travnikut

1,400L 0L

Titulli: Kronikat e Travnikut
Gjinia: Roman
Autori: Ivo Andriç
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
fq. 480
ISBN: 978-99956-810-0-5

Categories: , Tags: , , Product ID: 2262

Description

I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,”Kronikat e Travnikut”, është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të Perandorisë Osmane.

Rrëfimi nis pikërisht në çastin kur në këtë qytet të humbur të Perandorisë, ku në një atmosferë dyshimi dhe mosbesimi reciprok, prej shekujsh bashkëjetojnë njerëz të besimit musliman, katolik, otodoks e hebre, vjen konsulli francez, e menjëherë pas tij ai austriak.

Dhe kështu befas ky cep i humbur i Perandorisë, deri atëherë krejtësisht i izoluar, tronditet thellësisht kur e sheh veten të detyruar të hapet ndaj botës, duke u shndërruar njëkohësisht në një teatër të vogël të diplomacisë, rivalitetit dhe intrigave të fuqive të mëdha të kohës.

Në këtë kryevepër të tij, Ivo Andriç ka aftësinë e rrallë që jo vetëm të na sjellë një tablo epike të jetës dhe atmosferës së një periudhe të historisë së qytetit të tij të lindjes, por arrin të krijojë mjeshtërisht një galeri të pasur personazhesh mbresëlënës që formojnë një mikrokozmos të mbarë një shoqërie që mban brenda vetes gjithë potencialin për keqkuptime e konflikte me karakter fetar, kombëtar apo kulturor, duke krijuar kësisoj ato barriera që ndajnë vetë individët.

Komente mbi librin

“I shkruar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në sfondin e dhunës që shpërtheu atë kohë mes bashkësive të ndryshme që jetonin në ish-Jugosllavi, romani “Kronikat e Travnikut”  përbën një çelës për të kuptuar më mirë nga rrënjët e dramës së përgjakshme që u shpalos në ish-Jugosllavinë e viteve 90′ të shekullit që shkoi. Sërish, historia që na rrëfen Andriç hedh dritë tek udha e errët në të cilën jeta na çon aq shpesh.”

New York Times

“Andriç ka talentin e rrallë ndër romancierët me temë historinë, që jo vetëm ia del të krijojë një tablo të kohës, të mbushur me koloritin lokal, por dhe të na sjellë karaktere të cilët fare mirë mund të jetonin edhe sot.”

Times Literary Supplement

Mbi autorin

Ivo Andriç lindi në vitin 1892 në Travnik, Bosnje, nga prindër katolikë, por një pjesë të madhe të fëmijërisë e kaloi në Vishegrad. Studimet i kreu në Zagreb, Krakov dhe Vienë, aso kohe pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze.Deri në vitin 1941 shërbeu si diplomat i Mbretërisë Jugosllave. Më pas iu kushtua krejtësisht letërsisë. Në vitin 1961, Andriç ishte fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë. Ndër veprat e tij kryesore mind të përmenden: “Ura mbi Drin”, “Oborri i mallkuar”, “Elefanti i vezirit”, “Udhëtimi i Alija Gjergjelezit” etj. Vdiq në vitin 1975

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Botimet IDK

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Kronikat e Travnikut”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo