Sale!

Kaloresi i bronzte, Paullina Simons

Rated 5.00 out of 5 based on 2 customer ratings
(2 customer reviews)

1,500L 0L

Titulli: Kalorësi i bronztë
Gjinia: Roman
Autori: Paullina Simons
Shqipëroi: Platon Pulla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 696
ISBN: 978-99943-1-939-8

Description

“Kalorësi i Bronztë” paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit. Jeta e tyre është e varfër dhe e vështirë. Racioni ushqimor sa vjen e pakësohet, dimri bëhet më i ftohtë, bombardimet vazhdojnë dhe shpresa për të mbijetuar sa vjen e shuhet.

Bota e tyre kthehet me kokë poshtë kur ushtria e Hitlerit sulmon Rusinë më 22 qershor 1941. Për familjen Metanov, për Leningradin dhe për Tatianën, jeta do të ndryshojë një herë e përgjithmonë.
Mes bombardimeve të përditshme dhe me qytetin nën rrethim, Aleksandri dhe Tatiana tërhiqen drejt njëri-tjetrit nga një dashuri e pamundur.

Aleksandri, një oficer trim i ri në Ushtrinë e Kuqe, me vetëbesim, që ruan një të kaluar misterioze dhe të trazuar, bie në dashuri me Tatiana Metanovën, ndërkohë që është i lidhur me të motrën e saj, Dashën. Historia e dashurisë është tepër tërheqëse, emocionuese dhe herë-herë pasiononte.

Por, Aleksandri dhe Tatiana duhet të mohojnë dashurinë e tyre, për shkak të besnikërisë që Tatiana ka kundrejt së motrës – një sekret që do të vazhdojë gjatë, një sekret që mund të vërë në rrezik jetën e kujtdo që e dëgjon. Një dashuri e cila mund të shkatërrojë familjen e Tatianës.

Të përballur, nga njëra anë, me Hitlerin e pandalshëm dhe, nga ana tjetër, me sistemin Sovjetik, i cili duket i vendosur të shkatërrojë shpirtin njerëzor, Tatiana dhe Aleksandri shkojnë kundër rrymës së vetë historisë, në pikën kritike të shekullit që krijoi botën moderne.

Një roman që i jep mundësi lexuesit të jetë i gatshëm ta analizojë në të gjitha detajet, duke u lidhur jo vetëm emocionalisht me personazhet, por duke qenë gjatë gjithë kohës në pritje për të mësuar më shumë rreth fateve të tyre. Një libër që do të qëndrojë në mendjen tuaj gjatë.

“Kalorësi i Bronztë” është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë? Për të gjithë ata që nuk duan ta humbasin këtë histori, duhet të presin librat e tjerë të Paullina Simons.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

TOENA

2 reviews for Kaloresi i bronzte, Paullina Simons

There are no reviews yet.

Be the first to review “Kaloresi i bronzte, Paullina Simons”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo