Sale!

Foleja e neperkave

600L 0L

Titulli: Foleja e nepërkave
Gjinia: Roman
Autori: François Mauriac
Shqipëroi: Vandush Vinçani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
Fq. 168
ISBN: 978-99927-31-60-5

Categories: , Tags: , , Product ID: 2275

Description

Fragment nga libri

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja…

Mbi autorin

François Mauriac lindi më 1885 në Bordo ku studioi në Shoqërinë e Maries dhe në Fakultetin e Letërsisë. Heq dorë nga Shkolla e Shartres për të filluar veprimtarinë e tij letrare. Shquhet me romanet e tij pas Luftës së Parë Botërore: Puthja e lebrozit, Foleja e nepërkave, Zhenitriks, Shkretëtira e dashurisë, Tereza Dekëru, Misteri Fontenak, Fundi i natës. Më 1933, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze.

Ky romancier dhe poet është gjithashtu dramaturg (Asmodea, Të dashuruarit keq), eseist dhe polemist (Blloku i shënimeve, Kujtime të brendshme, Ç’besoj, De Goli, Kujtime politike). Romani i tij i fundit “Një djalosh i dikurshëm” ka dalë më 1969.

Në gjuhën shqipe janë botuar romanet “Tereza Dekëru” dhe “Shkretëtira e dashurisë”. Romani “Foleja e nepërkave” që po i jepet lexuesit vlerësohet si kryevepra letrare e François Mauriac. Më 1952, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi. François Mauriac vdiq në Paris më 1 shtator 1970.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

DITURIA

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Foleja e neperkave”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo