Sale!

Femija i peste

600L 0L

Titulli: Fëmija i pestë
Gjinia: Roman
Autori: Doris Lessing
Shqipëroi: Etleva Kondakciu – Pushi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2007
fq. 150
ISBN: 978-99943-512-5-1

Categories: , Tags: , , Product ID: 2321

Description

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve ’60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.

Në fillim, gjithçka ishte idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si dhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzania e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t’i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë.

Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pakontroll, vogëlushi Ben, “plot pakënaqësira të ftohta”, qan në gjoksin e Harietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballuar me një nënkontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.

Komente mbi librin

“Fëmija i pestë ka intensitetin e tmerrit… E lexon dhe dridhesh.”

Independent

“Doris Lessing mund të marrë çfarëdo gjinie – në këtë rast, si një ngjarje horror – e rivendos atë në mënyrë brilante. fëmija i pestë është dramatik dhe i paharrueshëm, duke u luajtur si të qe një prej frikave më të hershme.”

Guardian

“Fuqia e Doriss Lessing për të robëruar dhe bindur është e dukshme qysh në krye… fëmija i pestë është një libër që të çon rrëqethje në shpinë, por dhe diçka që nuk mund ta lësh pa e çuar deri në fund.”

Sunday Times

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

SKANDERBEG BOOKS

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Femija i peste”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo