Sale!

Dymbedhjete tregime pelegrine

500L 0L

Titulli: Dymbëdhjetë tregime pelegrine
Gjinia: Tregime
Autori: Gabriel Garcia Marquez
Shqipëroi: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2005
Fq. 153
Pesha: 0.20 kg

Description

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: “Udhë të mbarë, zoti president”, “E shenjta”, “Avioni i bukuroshes së fjetur”, “Pajtohem me qera për të parë ëndrra”, “Erdha vetëm për të folur në telefon”, “Fantazma gushti”, “Maria Dos Prazeres”, “Shtatëmbëdhjetë anglezë të helmuar”, “Tramundana”, “Vera e lumtur e zonjës Forbes”, “Drita është si uji”, “Gjurmët e gjakut tënd mbi dëborë”.

Koment nga autori

Mundi për të shkruar një tregim është po aq intensiv sa mundi për të nisur një roman. Sepse në paragrafin e parë të romanit duhet të kesh përcaktuar gjithçka: tonin, stilin, ritmin, gjatësinë dhe madje karakterin e ndonjërit prej personazheve.

Ç’vjen më pas është kënaqësia e të shkruarit, gjëja më intime dhe më e vetmuar, dhe nëse nuk mbetemi tërë jetën duke korrigjuar librin, kjo ndodh sepse po ai rigorozitet i çeliktë që duhet për të filluar, të imponohet edhe për ta mbaruar veprën, përkundrazi, tregimi nuk ka as fillim as fund: ai ngjit ose nuk ngjit. E kur nuk ngjit, përvoja jote dhe e të tjerëve tregon se del më e hajrit ta nisësh prapë nga e para nëpër një udhë tjetër, ose ta flakësh në kosh.

Mbi autorin

Gabriel Garcia Marquez lindi në Aracataca (Kolumbi) më 1928. Studioi për drejtësi dhe u mor me gazetari për shumë vite me radhë në Meksikë, Francë dhe Spanjë. Më pas shkroi tregime të ndryshme, të cilat më vonë u botuan të përmbledhura në “Sy qeni të kaltër”, botoi romanin e parë “Gjethurinat” (1955), të cilin e pasojnë “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë (1961), “Varrimi i Nënëmadhes” (1962) dhe “Ora e Ligë” (1962), romane që na japin një vizion të qartë të botës mistike të shkrimtarit.

Me romanin “Njëqind vjet vetmi” (1967) pagëzohet përfundimisht si një nga mjeshtrat e mëdhenj të prozës së sotme dhe të letrave universale. Më pas boton tregimet: “Historia e pabesueshme dhe e trishtuar e Erendirës së padjallëzuar dhe gjyshes së saj kobtare” (1972) dhe romanet: “Vjeshta e Patriarkut” (1974) dhe “Kronika e një vekjeje të paralajmëruar” (1981). Më 1982 merr Çmimin Nobel të Letërsisë dhe në fund të vitit 1985 botohet “Dashuri në kohërat e kolerës”. Në fillim të vitit 1989 botohet romani “Gjenerali në labirintin e tij”.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

DITURIA

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.