Sale!

Certifikata

900L 0L

Titulli: Çertifikata
Gjinia: Roman
Autori: Isaac Bashevis Singer
Shqipëroi: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 240
ISBN: 978-99943-42-78-5

Categories: , Tags: , , Product ID: 2309

Description

Davidi ngjan sikur të ishte vëllai binjak i Singerit. Në moshën 19 vjeçare, pa një lek në xhep, ai vjen në Varshavë të provojë fatin. Tek ai ka dy pasione të forta: gratë dhe letërsia. Tragjik, komik, tërheqës, brengosës ai na çon gjithë kohës nga e qeshura në lot. E botuar në Shtetet e Bashkuara më 1992, një vit pas vdekjes së Singerit, “Çertifikata”, pa dyshim, është shkruar që herët prej tij dhe ka mbetur e pabotuar.

Është vepra më autobiografike e gjithë librave të tij dhe kur e mbaron së lexuari ndihesh i mallëngjyer dhe i mrekulluar. Fragment nga libri U zgjova atë mëngjes me ndjesinë e ngadhënjyesit. Kisha pasur, pra, marrëdhënie intime, të vërteta, me një grua… Thosha me vete: “Çfarëdo që t’i ndodhë Edushës, edhe sikur të jetojë njëqind vjet, ajo s’ka për ta harruar kurrë që ka pasur një David Bendiger në jetën e saj”. Në një mënyrë pak a shumë romantike, e ndieja veten si të pavdekshëm. Po qe se eseja ime botohej, do ta quaja veten të lumtur në tërë kuptimin e fjalës.

Mbi autorin

Isaac Bashevis Singer u lind më 1904 pranë Varshavës në një familje shumë të vjetër hasidike. Më 1933, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ëshë autor i disa veprave të admirueshme, të vlerësuara lart në të gjithë botën, të shkruara prej tij në gjuhën jidishe. Midis tyre veçojmë: “Skllavi”, “Magjistari i Lublinit”, “Hije mbi Hudson”, “Familja Moskat”, “Manuari” etj. i botuar në 22 gjuhë të botës, vepra e tij njihet në vendin tonë nga përmbledhja me tregime “Dashuri e vonë”. Në vitin 1978, Singeri mori çmimin Nobel për ansamblin e veprave të tij.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

ONUFRI

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Certifikata”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo