Sale!

Buke me sallam, Charles Bukowski

1,000L 0L

Titulli: Bukë me sallam
Gjinia: Roman
Autori: Charles Bukowski
Shqipëroi: Iris Sojli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 360
ISBN: 978-9928-200-33-4

Categories: , Tags: , , Product ID: 2527

Description

“Bukë me sallam”, romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një “karriere” të gjatë e të suksesshme alkoolike. “Bukë me sallam” është padyshim romani më i mirë i Bukowski – t.

Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të egra, pa gjetur asnjë ngushëllim. Aty rrëfehet për prindër patetikë, konformistë e të dhunshëm; për zbulimin vuajerist të seksit e për vetëdijen e thekshme të të qenit i përjashtuar; për revoltën kundër hipokrizive sociale të punës, të suksesit dhe të dashurisë për atdheun; për shkollën, ku hierarkitë shoqërorë janë të pashpresa dhe një riprodhim i së shkuarës; për profesorët groteskë dhe të frustruar dhe mësueset joshëse e mëmësore; për miqtë dhe rivalitetet e egra për të prirë “kopenë” e për të rregulluar ndonjë vajzë; e më së fundi, për ndjenjën poshtëruese të përjashtimit që shfaqet në dorëzimin ndaj alkoolit, së cilës vetëm shfryrja te shkrimi i dëshpëruar e kompulsiv do t’i japë një shpresë për shpagim.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

Pegi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Buke me sallam, Charles Bukowski”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

wp-puzzle.com logo