Sale!

Budenbroket, Roman 1

700L 0L

Titulli: Budenbrokët, historia e rënies së një familjeje, vëllimi l
Gjinia: Roman
Autori: Tomas Man
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Omsca-1
Viti: 2004
fq. 376
ISBN: 978-99927-40-95-7

Categories: , Tags: , , Product ID: 2315

Description

Vepra bën fjalë për ngritjen dhe rënien e një familjeje të madhe, atë të Budenbrokëve. Në vepër përfshihen brezat e familjes nga viti 1835-1877. Në qendër të romanit është Tomas Budenbroku. Atë e hasim që në fillim, në moshën 10 vjeçare, dhe duket qartë që nga temperamenti dhe karakteri i ngjan të atit, pronarit të firmës tregtare “Johan Budenbrok”.

Johani është gjyshi, themeluesi i firmës në shekullin XVIII. Ai ishte furnizues i ushtrisë prusiane dhe firma e tij ishte një nga sipërmarrjet më të mëdha të Lybekut, qytetit ku zhvillohen ngjarjet. Tomasi i ngjan të atit, i cili kishte talent ne fushën tregtare.

Familja e Budenbrokëve është tepër e nderuar në qytetin e tyre dhe përfaqëson ajkën e aristokracisë. Por, problemet për familjen nisin me revolucionin e 1848. Një klasë e re individësh shfaqen, “pasanikët e rinj” që janë të etur për të zënë një rang të lartë shoqëror dhe në këtë mënyrë u bëjnë një konkurrencë më të ashpër firmave te vjetra tradicionale. Pikërisht në këto momente shfaqen dështimet e para ne tregti: spekulimet gëlojnë, një partner i vjetër falimenton.

Kur Tomasi merr në dorë firmën, pas vdekjes së të atit, duket sikur ajo e merr veten. Ai i mbërthen me vendosmëri frenat e drejtimit, por në jetën e tij nisin dyshimet dhe ligështimet. Djali i tij, Hano, trashëgimtari i dëshiruar për një kohë të gjatë, nuk duket aspak i priru për tregti: ai është një fëmijë tepër i ndjeshëm dhe ka apsion muzikën. Kur Hanoi vdes nga tifoja në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, i ati nuk e përballon dot jetën pa të. Më pas ai shet firmën dhe dinastia e Budenbrokëve shuhet.

Additional information

Autori:

Shtepia Botuese:

OMSCA-1

Reviews

There are no reviews yet.

Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.