Biblioteka “Mëndjet e Uritura

Misioni Ynë

Biblioteka Mendjet e Uritura është një projekt privat i cili kërkon t’i shërbejë komunitetit në shpërndarjen e dijes dhe të informacionit. Territori në të cilin ajo shërben për momentin është qyteti i Tiranës. Qëllimi i bibliotekës është t’i shërbejë lexuesit duke i vënë në dispozicion librin në përdorim.

Shpesh herë më ka ndodhur të takoj njerëz të cilët kanë dëshirë të lexojnë por për shkak të pamundësisë ekonomike rezervohen qe ta blejnë një libër. Ç’është e vërteta të blesh një libër ne vendin tonë nuk kushton pak për kushtet ekonomike në të cilat jetojmë, duket sikur dija është bërë privilegj vetëm i njerëzve të pasur.

Kur i pyes se përse nuk anëtarësohen në Bibliotekën Kombëtare, të gjithë janë në një mendje se te jesh anëtar kërkon burokraci të cilat të mërzisin,duhet të shkosh nje herë ta porosisësh një libër,pastaj duhet të presësh deri sa të të vihet në dispozicion,pastaj duhet të shkosh sërirsht që ta marësh. Të gjitha këto burokraci të kota ta heqin realisht dëshirën për të qënë anëtar i Bibliotekës Kombëtare. Dikush tjetër me të drejtë më thotë se dua të lexoj por nuk di se çfarë duhet të lexoj. Nga këto diskutime që kam patur me miqtë e mi prej kohësh kam filluar të mendoj,si mundet të bëjmë, që të gjithë ne të apasionuarit pas librit, të mos e kemi pengesë aspektin ekonomik për të lexuar, të mos lodhemi për të patur një libër në dorë ,dhe të dimë se kush janë librat që ia vlen të lexohen.

Në këtë formë më lindi ideja për të krijuar një bibliotekë private ku të gjithë qytetarët e Tiranës mund të kenë akses në të.

Si funksionon biblioteka “Mëndjet e Uritura”.

Kur unë blej një libër vlera e tij varion mesatarisht nga 700-1500 lekë të reja, kënaqësia që unë marr prej tij jan pikërisht ato 10 ditë të cilat unë e lexoj,më pas lihet aty në raftin e librave ku e zënë pluhurat. Në vënd që këtë libër ta lë aty të mbuluar nga pluhurat shumë mirë mundem t’ua jap për ta lexuar dhe shumë personave të tjerë, në këmbim të një kontributi për shërbimin që unë do të kryej për tia dërguar librin personit që dëshiron ta lexojë.Në këtë formë shumë persona do të marrin të njëjtën kënaqësi si dhe unë nga ky libër. Kam menduar që ky kontribut të jetë 150 lekë të reja për një afat të mbajties së librit për 20 ditë. Pra është llogaritur që një lexues do ti duhet të shpenzojë vetëm 10 lek në ditë për të patur në dorë cilindo libër që dëshiron të lexojë. Dikush me të drejtë do të thotë se unë e lexoj një libër dhe më shpejt se për 20 dite. Në këtë rast është menduar që sa herë që lexuesi ka përfunduar një liber përpara afatit,ka mundësi të porosisi një tjetër libër.

Por dikush nga antarët e bibliotekës mund të mos dojë ta kthejë më librin, për këtë arsye mendova se kushdo nga antarët duhet të paguaj një abonim i cili mundet të varjojë nga 1000-2000 lekë të reja në vit, kjo pagesë do të jetë vjetore pasi cdo libër ka një kosto të caktuar amortizimi.Të gjitha të ardhurat e mbledhura do të shërbejnë që biblioteka të pasurohet ditë pas dite. Cdokush që ka paguar një garanci vjetore le të themi 1200 lekë në vit do të mundet të marrë në përdorim nga biblioteka cdo libër që me vlerë tregu kushton po aq,ose më pak se 1200 lekë. Nëse ky lexues dëshiron të marrë për të lexuar një libër I cili kushton le të themi 1500 lekë në vlerën e tregut,atëhere ky lexues duhet të paguaj pjesën shtesë të garancisë që mbulon vlerën e librit.

Cili është avantazhi i një lexuesi të rregullt nëse bëhet anëtar i bibliotekës “Mendjet e Uritura”?!

Le të marim një shembull.

Mesatarisht në treg një libër kushton diku tek 1 000 lekë të reja,nëse një lexues i  mire lexon mesatarisht 15 libra në vit,do t’i duhet të shpenzojë diku tek 15 000 lekë të reja në total. Një anëtar i biblotekës “Mendjet e Uritura” do të paguajë le të themi një garanci vjetore 1500 mijë lekë të reja dhe do të paguajë mesatarisht për shërbimin e dërgesës  për 15 libra vlerën prej 3000 lekësh. Në total,ky anëtar shpenzon 4500 lekë të reja dhe merr të njëjtën kënaqësi si lexuesi i cili shpenzon 15 000 lekë të reja në vit. Në terma perqindjeje anëtari i bibliotekës “Mendjet e Uritura” ka shpenzuar 30% të vlerës që do të shpenzonte po t’i blinte ato libra. Por mos të harrojmë se persona të cilët lexojnë më shumë se ky shembull kursimin do ta kishin akoma më të madh,për faktin se dërgesa e librit në shtëpi do t’i kushtonte më pak.

Tjetër avantazh i bibliotekës “Mendjet e Uritura” është dhe dërgesa e librit në adresën që lexuesi kërkon. Mjafton ta porosisësh librin online,dhe brenda 24 orëve nga momenti që të konfirmohet porosia, libri i dorëzohet lexuesit në adresën që dëshiron. Ndryshe nga shërbimi i mërzitshëm dhe i lodhshëm që Biblioteka Kombëtare ofron, shërbimi i bibliotekës “Mendjet e Uritura” do të jetë shumë i shpejtë dhe praktik.

Avantazhi I fundit dhe jo më pak i rëndësishem është pikërisht mundësia që një lexues do të ketë për t’u orientuar rreth librave që kanë më shumë vlerë. Të githë antarët e bibliotekës do të kenë mundësinë të kërkojnë sugjerime për çfarë duhet të lexojnë ose të marrin informacion mbi vlerësimet që lexues të tjerë kanë dhënë rreth një libri që tashmë e kanë lexuar. Në këtë formë lexuesi do të zgjedhë gjithmonë librin e duhur për të lexuar.

Ftoj cilëndo mendje të uritur pas dijes dhe informacionit që të bëhet anëtari i Bibliotekës “Mendjet e Uritura”. “Bazat e një qytetërimi fillojnë nga biblioteka e tij”.

Jam e dashuruar librave romance. Është kaq e mahnitshme të kesh historinë tënde të dashurisë në një libër që gjithmonë mund të shikosh dhe të mos harrosh se sa shumë e doni njëri-tjetrin.

Adela

Dëshiroja vetëm t'jua tregoja kënaqësinë time me faqen tënde. Gjetur lehtësisht atë që më duhet dhe librat mbërritën në kohën e duhur ne shtëpi. Vazhdoni keshtu!

Daniel Shabani

Burri im i adhuron librat dhe shpenzonte shume per ti blere. Me hapjen e Bibliotekes Mendjet e Uritura, mund te lexoje librat me te fundit dhe duke eleminuar koston e bleries.

Artemisa Hoxha

Abonohu Tani

Duke Filluar nga 1000 lek/vit