Abonohu Ne Bibliotek

C’është biblioteka “Mëndjet e Uritura

Biblioteka e parë private në Tiranë.

Mëndjet e Uritura.

Antarsohu dhe ti në bibliotekë dhe porosit librin që dëshiron të lexosh.
Libri dërgohet brënda 24 orëve në adresën tënde të banimit.

Cilat janë përfitimet e të qënurit antarë në Bibliotekën Mëndjet e Uritura?!
  • Gjithcka që dëshironi të lexoni mund të porositet on-line.
  • Kostoja për të lexuar një liber do të jetë mesatarisht 20% e kostos së librit.
  • Libri vjen në shtëpin tuaj.
  • Do të keni mundësi të orientoheni se cfar duhet të lexoni.
  • Do të jeni antarë i një komuniteti të madh lexuesish, në këtë mënyrë do të njihni miq të tjerë të librit që kanë të njëjtat preferenca në lexim si dhe ju.
  • Cdo antarë, do të ketë mundësi të ndajë me komunitetin impresionet rreth librit që sapo ka lexuar.
  • Do te mund të informoheni rreth vlersimeve që libri ka marrë nga lexuesit.

Kushtet e antarsimit.

Cdo individ mund të bëhet antarë I bibliotekës “Mëndjet e Uritura” duke paguar kuotën e antarsisë vjetore, ose duke dhuruar një liber për bibliotekën. vlera e kuotës së antarsisë do të varjojë nga 1000-2000 lekë te reja në vit.
Antari ka mundësi të porosisë librin deri në vlerën e kuotës vjetore të paguar,ose deri në vlerën e tregut të librit që i ka dhuruar Bibliotekës.

Psh nëse një antarë ka bërë një abonim vjetorë me vlere 1200 lekë të reja, ai mund të porosise një libër vlera e tregut të të cilit nuk duhet ti kalojë 1200 lekë te reja. Nese ky antarë dëshiron të porosisë një libër që në treg kushton më shumë se 1200 lekë,atëhere ky antarë mund të paguaj një kuotë shtesë antarsie për të mbuluar koston e librit të cilin porosit.

Koha minimale për ta mbajtur një libër në përdorim do të jetë 20 dit.

Biblioteka garanton dërgesen e librit në adresën që lexuesi përcakton, e cila duhet të ndodhet brënda qytetit të Tiranës. Gjithashtu dhe marja e librit mbrapsh realizohet po nëpermjet bibliotekës.

Kostoja e dërgimit dhe kthimit të librit fillon nga 150 lekë

Në rastin kur lexuesi dëshiron ta mbajë librin më shumë se 20 dit, duhet ti bëjë kërkesë bibliotekës, dhe të miratohet prej saj.

Afati i dorzimit të librit nga biblioteka në adresën e percaktuar nga lexuesi do të jetë deri në 24 orë nga momenti që biblioteka konfirmon kërkesën e lexuesit.
Libri duhet të dorzohet i pa dëmtuar nga lexuesi. Në rast se lexuesi e ka dëmtuar librin në një masë që e bën librin të pa lexueshëm,atëherë lexuesi ka për detyrë ta zhdemtojë bibliotekën me vlerën e tregut të librit. Në ras se dëmi është në një masë që libri është sërisht I lexueshëm atëherë lexuesi ka për detyrë të paguajë një vlerë dëmshpërblimi prej 20 % të vlerës së librit. Konstatimi I dëmit duhet të bëhet në moment që lexuesi I dorzon mbrapsht librin përfaqesuesit të bibliotekës.

Abonohu Ne Bibliotek

Jam e dashuruar librave romance. Është kaq e mahnitshme të kesh historinë tënde të dashurisë në një libër që gjithmonë mund të shikosh dhe të mos harrosh se sa shumë e doni njëri-tjetrin.

Adela

Dëshiroja vetëm t'jua tregoja kënaqësinë time me faqen tënde. Gjetur lehtësisht atë që më duhet dhe librat mbërritën në kohën e duhur ne shtëpi. Vazhdoni keshtu!

Daniel Shabani

Burri im i adhuron librat dhe shpenzonte shume per ti blere. Me hapjen e Bibliotekes Mendjet e Uritura, mund te lexoje librat me te fundit dhe duke eleminuar koston e bleries.

Artemisa Hoxha

Abonohu Tani

per vetem 1000 lek/vit